Home / Kronika / Kronika e zeze / Maskat grabisin rreth 70 mijë euro në Pejë

Maskat grabisin rreth 70 mijë euro në Pejë

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur rreth 70 mijë euro nga filiala e Bankës “NLB Prishtina” në Terminalin Doganor në Pejë, ndërsa përveç një të dyshuari të intervistuar, policia ende nuk ka kapur personat që kanë kryer grabitjen. 

Bëhet e ditur se personat që kanë grabitur bankën, kanë qenë të armatosur me armë të gjatë automatike (AK.47) dhe një armë të shkurtër (pistoletë), ndërsa gjatë kërcënimeve të personelit të bankës kanë lënë në vendngjarje edhe plumba. 

Zyra për informim e Policisë në Pejë,bëri të ditur se nga banka janë grabitur 69. 956 euro, kurse janë dëmtuar edhe pajisjet e incizimit në bankë. 

“Njësitet speciale operative, si dhe oficerët hetues për krime serioze rajonale, shumë shpejtë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe në vend ngjarje kanë lokalizuar një automjet të dyshuar të tipit Volsvagen, ku në afërsi janë gjetur të hedhura rreth 2 mijë euro”, njofton policia. 

Bëhet e ditur se pronari i automjetit është intervistuar dhe ndalur në qendrën e mbajtjes, ndërsa që hetimet për kapjen e grabitësve ende janë duke vazhduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.