Bota

Arrihet marrëveshja, Putin: Armëpushimi me Ukrainën nis më 15 shkurt

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se në samitin e Minskut është arritur marrëveshja për armëpushim në lindje të Ukrainës.

Putin-Merkel-HollandeSipas Putin, armëpushimi do të nisë më 15 shkurt dhe armët e rënda do të tërhiqen nga zona e konfliktit.

“Kemi arritur të biem dakord mbi disa pika thelbësore”, ka thënë Putin pas takimit.

Në samitin e Minskut kanë marrë pjesë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande. Bisedimet në këtë samit kanë zgjatur më shumë se 16 orë dhe janë shoqëruar me debate mes palëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button