Bota

Policet e ISIS-it shpërfytyrojnë 15 femra me acid: S’mbanin xhihab

Gjest i tmerrshëm për të ndëshkuar ato, të cilat nuk respektojnë rregullat e etikës femërore në Irak. Grupi Al Khansa, një brigadë e policisë femërore të ISIS-it ka shpërfytyruar 15 femra irakiane me acid.

XhihabiFaji i tyre ishte se nuk kishin mbuluar fytyrën sipas rregullave te shtetit islamik. Ngjarja e tmerrshme ndodhi javën e kaluar në Mosul, qyteti i dyti i madh pas Bagdadit në Irak. Lajmi është raportuar në media nga një zyrtar kurd.

15 femrat u arrestuan dhe më pas u shpërfytyruan sepse nuk mbanin veshur xhihabin, veshjen e zezë, e cila mbulon të gjithë trupin me përjashtim të syve.

Detyrimi për të mbuluar gjithë figurën femërore, tashmë është imponuar që në muajin korrik, duke u kthyer kështu në një manifest të vërtetë të gruas myslimane.

Kjo nuk është hera e parë që policia, e Al Khansa përdorur tortura të tjera mbi femrat në vend. Ato sipas tyre kanë thyer rregullat e islamit. Në muajin dhjetor të vitit 2014, ato arrestuan një grua,e cila po ushqente me gji fëmijën në publik. Pas arrestimit të gruas policet i shkatërruan gjoksin me tortura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button