Home / Parlamentare / Tritoli, Majko: Aktet e rënda për të ngjallur terror

Tritoli, Majko: Aktet e rënda për të ngjallur terror

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se aktet e ndodhura në kryeqytet prej dy ditësh, nuk janë thjesht një mesazh për ministrin Tahiri e policinë por janë akte që duan të ngjallin terror në vend.

largea_pandeli-majko21407085131“Dje dhe sot kanë ndodhur akte të rënda në Tiranë, mund të thonë ka qenë mesazh por unë them se nuk ka qenë vetëm për ministrin e rendit, opozita nuk ka si krijon insinuata për vija të kuqe e zarfe. Nuk kuptoj tritolin tek stacioni i Autobusit dhe ai tek ‘Petro Nini’ kjo është klimë terrori në kryeqytet, nuk kemi pse bëjmë përralla por ti gjendemi në krahë shtetit që të ketë një reagim të duhur”, tha Majko.

Duke iu drejtuar opozitës, Majko tha, “Ju doni zgjedhje të parakohshme që të vijë edhe njëherë doktori. Lërini këto histori dhe dëngla. Kjo është klimë e një grupi të strukturuar për të ngjallur terror. Ti gjendemi në krahë atyre që janë goditur”, tha Majko më tej.

Leave a Reply

%d bloggers like this: