Home / Te ndryshme / Nuk e kishte të lehtë: Putini nga nervat thyen stilolapsin (Video)

Nuk e kishte të lehtë: Putini nga nervat thyen stilolapsin (Video)

Pas 16 orë negociatash të vështira dhe rraskapitëse nga të cilat u arrit edhe marrëveshja në Minsk, ku pjesëmarrës ishin Vladimir Putin, Petro Poroshenko, Francois Hollande dhe Angela Merkel – një armëpushim në Ukrainë duhet të mbretërojë që nga 15 shkurti.

nuk-e-kishte-t-euml-leht-euml-putini-i-m-euml-rzitur-e-theu-stilolapsin-video_hdMegjithatë, jo çdo gjë shkoi mirë. Për mënyrën se si negociatat ishin të tensionuara flet fotoja apo pamjet të cilat tregojnë se sa i dukshëm i mërzitur është Putin – të gjitha i vuan stilolapsi në dorën e tij, transmeton Telegrafi.

Presioni është rritur kur presidenti ukrainas Poroshenko ishte larguar nga dhoma ku u zhvillua takimi, pas “një diskutimi shumë të gjallë me Putinin”, siç bëjnë të ditur mediat ruse.

Pas kësaj, Putin ka vazhduar bisedimet e Angela Merkel dhe Francua Hollande, kur në një moment të caktuar ai edhe theu lapsin të cilin e mbante në dorë.

Edhe pse analistët perëndimorë vlerësojnë se nga këto biseda, Rusia ka fituar ato që ka dëshiruar, Putin ka deklaruar se përfundimi i konfliktit do të filloj më 15 shkurt.

“Kjo nuk është mbrëmja më e mirë në jetën time, por me gjithë vështirësitë në procesin e bisedimeve, kemi arritur që të pajtohemi në çështjet kryesore”, ka thënë ndër tjerash Putin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: