Home / Kronika / Kosove, rikthehet Gripi i Derrit

Kosove, rikthehet Gripi i Derrit

Qendra Kombëtare e Gripit në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) të Kosovës, ka konfirmuar sot rastin e parë pozitiv të Gripit A H1N1 të këtij sezoni në Kosovë. 

Bëhet fjalë për një 37-vjeçar nga Prishtina, i cili si i dyshimtë është shtruar më 19 dhjetor 2010, në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe pas analizës së mostrave të kryera në Qendrën Kombëtare të Gripit, në laborator është konfirmuar si rast pozitiv në A H1N1. 

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP u bëjnë thirrje qytetarëve të vendit që të mos e marrin me shqetësim këtë rast, të respektojnë masat preventive që vlejnë edhe për Gripin të zakonshëm sezonal, ndërsa nga institucionet kërkohet që të ngritet niveli i vigjilencës dhe të raportohet secili rast i dyshimtë si nga institucionet publike ashtu edhe ato private shëndetësore. 

Institucionet përgjegjëse thonë se janë në gjendje gatishmërie për t’u përballur me raste eventuale të gripit A H1N1.

Leave a Reply

%d bloggers like this: