Home / Arte / Teater / ‘Shpërthimi i Qenit’ – Metropol Teatër fton “Valentinët” dhe “Faustinët” në shfaqje

‘Shpërthimi i Qenit’ – Metropol Teatër fton “Valentinët” dhe “Faustinët” në shfaqje

Nëse dëshironi ta mbushni me të qeshura ‘Shën Valentinin’  apo edhe “Shën Faustinin” (festën e baqerëve), këtë mund ta arrini vetëm duke ndjekur shfaqjen e titulluar “Shpërthimi i Qenit”, e cila do të vihet në skenën e Teatrit të Metropolit, në datat 14 dhe 15 shkurt, ora 19:00.

Shperthimi-i-qenitKomedia e zezë e autorit amerikan Sean Clark vjen si një alternative më shumë për të gjithë të dashuruarit dhe të vetmuarit, të cilëve ju pëlqen edhe të qeshin në këto ditë festash për ta, edhe pse të ndryshme nga njëra tjetra.

Aktorët Armela Demaj, Shyqyri Çaushaj e Laura Nezha në drejtimin e regjisorit të Kastriot Ramollari, do të interpretojnë veprën e Clark-ut  e cila flet për një familje që jeton në zonat rurale të Colombias, ku për shkak të shpërthimit të qenit, vdes papritur nëna e Naomi-t (Armela Demaj) dhe Matt-it (Shyqyri Caushaj).

Të dy, tentojnë t’a çojnë në spital por më tepër ngatërrojnë punë. E teksa ata përpiqen, kthehet motra më e vogël dhe më e përkushtuar, Charlote (Laura Nezha), e cila nga ana e saj tenton t’a rikthejë në jetë mamanë .

Të tre personazhet përfshihen në situata sa qesharake aq edhe të trishta duke u përpjekur secili sipas stilit të tij, të gjejë zgjidhjen më të mirë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: