⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,728 ▲0.66%
DOW 52,414 ▲0.1%
NASDAQ 26,501 ▲1.27%
NAFTA 100.09 ▼1.64%
ARI 4,075 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,594 ▲ +0.43% ETH $2,349 ▲ +1.23% XRP $1.3218 ▲ +2.29% SOL $101.0100 ▼ -0.61%
S&P 500 7,728 ▲0.66 % DOW 52,414 ▲0.1 % NASDAQ 26,501 ▲1.27 % NAFTA 100.09 ▼1.64 % ARI 4,075 ▲0.9 % S&P 500 7,728 ▲0.66 % DOW 52,414 ▲0.1 % NASDAQ 26,501 ▲1.27 % NAFTA 100.09 ▼1.64 % ARI 4,075 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Teater

“Një Mirush nuk i vjen më Teatrit”, Tinka Kurti kujton mes lotësh mikun e saj

Artisti i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi, u shua sot në moshën 75-vjeçare. Artistë dhe politikanë shprehën ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe publikut për këtë humbje të madhe.

Aristja e nderuar, Tinka Kurti, ndau sot kujtimet e saj me Mirush Kabashin. Tinka Kurti u përlot, teksa rrëfeu disa nga kujtimet e saj me artistin e madh, Mirush Kabashi.

Gjatë nje interviste për emisionin “Frontline” në Report Tv, Tinka Kurti tha se nuk përsëritet më një aktor si Mirushi. Aktorja kujtoi e një moment kur Mirush Kabash i kishte ofruar që të jetonte pranë tij, meqë kishte mbetur vetëm.

“As që e besova disa herë pyeta veten time se çfarë është kjo fjalë kot. Unë nuk dua ta besoj. Mirush Kabashin e njoh me vite me ndershmërinë e tij, me dashurinë dhe respektin që kishte qoftë për vete dhe për familjen e tij. Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime. Se dhe unë kam pasur fatkeqësi më ka vdekur djali i vetëm”, u shpreh e përlotur artistja.

Për aktoren, lidhja e afërt me Mirush Kabashin nuk ishte vetëm në skenë por edhe në jetë!

“Një Mirush nuk i vjen më Teatrit”, tha Tinka Kurti.

“Ishte një njeri me vullnet të jashtëzakonshëm. E kam njohur kur është bërë një film, skenarin ma kishin sjellë në shtëpi dhe zgjodha rolin e plakës. 100 e ca vjeçe dhe me thënë të drejtën më rrinte për karshi Mirushi. Kemi qenë bashkë jo vetëm në jetë, por pasdite në darkë në mbrëmje. Ai kishte qenë talenti më i madh që ne kemi pasur në grup. E kemi dashur shumë, shkonte deri në Lushnjë, me na marrë bukën më të mirë se ne ishim në periferi. Nuk përsëritet Mirushi, e ka dashur gjithëkush i bënte vetë rolet e veta. Një Mirush nuk i vjen më Teatrit. Mirush Kabashi nuk vjen më! Unë kam qenë shumë mike e ngushtë e tij. Me ka thënë që të gjej shtëpi afër. Unë jam 91 vjeçe! Kur kemi xhiruar! E kishim mik të mirë në jetë dhe në familje”, tha Kurti.

Aktori Mirush Kabashi u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare. Lajmin e hidhur e bënë të ditur vetë familjarët e aktorit, duke thënë se ai vdiq pas mesnate më 5 dhjetor në Tiranë.

Homazhet për të madhin Mirush Kabashi do të mbahen ditën e mërkurë, datë 06.12.2023, ora 10:00-13:00, në hollin e Muzeu Historik Kombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.