Home / Arte / Teater / Konkurence e madhe ne garen kombetare

Konkurence e madhe ne garen kombetare

Njëri ndër aktorët më të suksesshëm, të televizionit dhe të teatrit, në Kosovë, Donat Qosja, në edicionin e tetë të festivalit ndërkombëtar të filmit dhe të teatrit SKENA UP, do të jetë pjesë e jurisë në konkurrencën kombëtare të filmave. 

Me pak fjalë, ky do të jetë angazhimi dhe bashkëpunimi i tij me festivalin SKENA UP. 
“Filmat tonë janë me të vërtetë mirë të përzgjedhur, mirëpo ‘fatkeqësisht’ vetëm njëri do të fitojë në fund”, thotë ai. 

Ndërsa për cilësinë e filmave të shfaqur në këtë edicion të festivalit SKENA UP Donat Qosja tregohet shumë praktik, “Festivali është shumë i frekuentuar. Mbase, njëri nga më të vizituarit”, tregon ai. 

Mbase nga simpatia dhe dëshira e madhe, për t’i parë aktorët e tyre me të dashur, publiku do të jetë pjesë e pandashme e këtij festivali duke filluar nga orët e para të pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes. 

Kur i kërkohet të bëj krahasimin mes teatrit dhe filmit Donat Qosja është shumë i saktë dhe i hapur. “Filmi ka më shumë impakt tek audienca, ndërsa teatri të bën aktor”, thotë Qosja. 

“Vlerësimi jonë, pra i imi, i Fatmirit dhe Ekremit do të jetë korrekt. Pra, do të vlerësojmë atë se çfarë ne shohim”, sqaron Donat Qosja dhe shton se është shumë i kënaqur me cilësinë e filmave të shfaqur deri tani në SKENA UP. 

Mendimin e tij prej anëtari të jurisë, në konkurrencën kombëtare të filmave, do ta jap fare në fund dhe duket se vendimi do të jetë goxha i vështirë! 

Filmat të cilët janë në konkurrencën kombëtare në SKENA UP janë të prodhuar nga studentët e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Akademia e Arteve të Bukura në Tiranë dhe nga Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi nga Tirana.

Leave a Reply

Your email address will not be published.