Rajoni

Gruevski & Vuçiç: Seanca e përbashkët e qeverive konfirmim për marrëdhënie të shkëlqyera

Zhvillimi i seancës së dytë të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe Serbisë në Shkup, pas seancës së parë të mbajtur në Beograd, është një konfirmim për vazhdimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, që në tërësi korrespondon me strategjinë e qeverisë së Republikës së Maqedonisë për avancim të vazhdueshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore me shtetet, theksoi kryeministri maqedonas, Nikolla Gruveksi pas seancës së përbashkët të dy qeverive.

zz84“Patëm seancë të përbashkët konstruktive dhe produktive të qeverive. Pres që marrëveshjet që nënshkruam të jenë një impuls i ri ekonomik”, tha Gruveksi.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç vlerësoi se seanca e sotme e përbashkët e të dy qeverive ishte më e suksesshme nga ajo e mbajtur në Beograd sepse kanë pasur mundësi që të konkretizojnë disa marrëveshje.

Dy qeveritë nënshkruan shtatë dokumente për bashkëpunim në ekonomi, turizëm, komunikacion hekurudhor, arsim, mbrojtjen e mjedisit jetësor, kulturë dhe për politikë të jashtme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button