Bota

Sissi i kërkon OKB-së ndërhyrje ndërkombëtare në Libi

Pas një sulmi të aviacionit kundër pozicioneve të Shtetit Islamik, Egjipti u vendos sot në linjën e parë të komunitetit ndërkombëtar për t’i kërkuar OKB-së një ndërhyrje ndërkombëtare në Libi.

1264210668Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi theksoi sot se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të miratojë një rezolutë që mundëson një ndërhyrje ushtarake në Libi, gjatë një interviste të dhënë për radion franceze ”Europe 1”.

Pyetur nëse dëshironte që Këshilli i Sigurimit të miratonte një rezolutë të tillë, presidenti egjiptian u përgjigj: “Po, nuk ka zgjidhje tjetër. Duke marrë parasysh faktin që populli libian të jetë dakord dhe ne kërkojmë për të reaguar për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit.

”Kaosi që mbretëron në Libi nuk kërcënon vetëm Egjiptin, vend fqinj, por të gjithë rajonin dhe Evropën”, theksoi presidenti egjiptian.

“Ia drejtoj këtë mesazh evropianëve dhe francezë në mënyrë të veçantë. Kur takova presidentin francez katër muaj më parë, i thashë: ”bëni kujdes, ajo që po ndodh në Libi do ta transformojë këtë vend në një terren që do të kërcënojë të gjithë rajonin, jo vetëm Egjiptin, por gjithashtu Mesdheun dhe Evropën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button