Kronika

Tiranë, grabitet me dhunë dhe me armë xhiroja ditore e kompanisë “Neranxi”

Në orët e pasdites, dy persona kanë grabitur nën kërcënimin e armëve zyrat e kompanisë “Neranxi” në Tiranë.

_kompania_neranxi-1386770342-975-eNgjarja ka ndodhur në autostradë dhe dyshohet se autorët kanë marrë gjithë xhiron ditore, duke kërcënuar punonjësit e kësaj firme.

Nga burimet paraprake të policisë thuhet se janë grabitur 123 mijë lekë të reja dhe 82 euro nga arkat e kompanisë.

Sipas policisë, mësohet se autorët, kanë goditur rojën e zyrave dhe më pas kanë ushtruar terror ndaj punonjësve të pranishëm.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar grabitjen dhe autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi pas grabitjes me një automjet tip “Benz” ngjyrë gri.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve. Nuk është hera e parë në fakt që kjo kompani bëhet shënjestër e grabitësve. Rreth 8 muaj më parë, u vodhën rreth 2.5 milionë lekë të vjetra.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button