Home / Qeveritare / Prezantohet fillimi i procesit të hartimit të Planit Kombëtar të Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike

Prezantohet fillimi i procesit të hartimit të Planit Kombëtar të Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike

Nepermjet aktivitetit “Ta bëjmë Shqipërinë të përshtatet ndaj ndryshimeve të klimës”, Ministria e Mjedisit nisi sot Procesin e Planit Kombëtar për Përshtatje.

foto115Hartimi i Planit Kombëtar është një proces gjithëpërfshirës që do të çohet përpara me mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Federale Gjermane nëpërmjet “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH”- GIZ.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin  Zv/Ministrja e Mjedisit, Oliana Ifti, Zv/Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Anke Holstein, drejtuesi i projektit të GIZ “Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike në Ballkanin Perëndimor”,  Jakob Doetsch, anëtarë të grupit të punës që do të hartojë Planin Kombëtar të Përshtatjes, etj.

Në fjalën e saj, zv/ministrja Ifti u shpreh se”Hartimi i Planit Kombëtar të Përshtatjes do të shërbejë si një mundësi për të identifikuar nevojat kombëtare për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike, integrimin e ndryshimeve klimatike  në sektorët vulnerabël të ekonomisë, si dhe mundësitë e financimit nga Fondi i Gjelbër i Klimës në kuadër të UNFCCC. Ngritja e grupit ndërministror për ndryshimet klimatike shpreh qartë angazhimin politik të qeverisë shqiptare për të ecur përpara me angazhimet tona përkundrejt përqajes me BE-në dhe Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike”

E angazhuar në sfidën e hartimit të Planit Kombëtar të Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike, Ministria e Mjedisit ka ngritur dhe kryeson grupin ndërministror të punës, të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Ministrisë së Integrimit, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Menaxhimit të Ujërave, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Zhvillimit Urban, si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ky grup pune, që bën bashkë informacionin dhe njohuritë nga të gjithë sektorët përkatës, do të vijojë punën gjatë gjithë vitit deri në finalizimin e këtij plani të parashikuar për në fund të vitit 2015. Ky proces i gjatë dhe i rëndësishëm përbën fillimin e përmbushjes së angazhimeve të Shqipërisë ndaj kërkesave të Bashkimit Europian dhe Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.