Home / Kronika / Familja Hoxha: Jemi të lënduar nga tejpërdorimi politik

Familja Hoxha: Jemi të lënduar nga tejpërdorimi politik

Dy personazhet e fotove nga familja e Enver Hoxhës, Liljana dhe Sokol Hoxha, reaguan dje pas publikimit të fotove duke i quajtur ato shkelje të privatësisë së tyre. Në reagimin e tyre me shkrim, Liljana dhe Sokol Hoxha shprehin indinjatën që foto të tyre private janë bërë publike dhe i quajnë këto metoda dhunuese të pahijshme që nuk përfaqësojnë asnjë domethënie politike. Në reagimin e tyre ata shprehin pakënaqësinë dhe për persona të tjerë në foto siç është rasti i familjes Kalo dhe Sala, me të cilat siç thonë pjesëtarët e familjes Hoxha “jemi ndarë për çështje karakteri”.

Është për të ardhur keq që opozita në mungesë të vizionit përsihat vajtueshëm vetëm ndasitë në llogore, në rastin konkret sorollatet me këto metoda të pahijshme dhe dhunuese por që s’përfaqësojnë asnjë domethënie politike e as sociale për të sotmen. Me rënien e regjimit ne nuk kemi të bëjmë me asnjë nga personazhet e këtyre fotove rrethanore, madje përveç kryeministrit që vetvetiu të ndan hierarkia, me B.Salën e I.Kalon jemi ndarë për papajtueshmëri karakteresh nga ana jonë që në regjimin e kaluar e për revansh politik nga ana e tyre më pas. Cilido të jetë qëllimi i emetimit të këtyre fotove nuk mund të jemi dakord me botimin pirat të tyre së paku pa dijeninë tonë. E para është e gabuar në principin themelor të shkeljes së të drejtave të njeriut. E dyta dihet që jemi principalisht opozitarë të pushtetit por edhe të opozitës kur ajo nuk qëndron drejt. Kësisoj s’bëjmë asnjë anë përveçse qëndrimit analitik ndaj problemeve konkrete.

 

Ndaj e ndjejmë fort lëndimin tashmë të tejpërdorimit politik të profilit tonë nga vetë politika, media e shoqëria. Kur edhe logjika nuk të çon përpara veçse pas sepse reciprokisht nuk është fshehur ndonjëherë miqësia jonë e ndërprerë tashmë me kryeministrin, që për atë kohë ishte normale si një nga intelektualët me në zë dhe me integritet”.

 

Sokol e Liliana Hoxha

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.