Home / Ekonomia / Vëzhgues ndërkombëtarë edhe gjatë rivotimit

Vëzhgues ndërkombëtarë edhe gjatë rivotimit

Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të përsëritur votimin në një numër të vendvotimeve dhe komunave, Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë do të organizojë misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve njësoj si në datën 12 dhjetor.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, tha se Bashkimi Evropian dhe miqtë e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës do t’i bashkojnë përpjekjet për të inkurajuar që rivotimi i datës 9 janar të bëhet në pajtim me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare.

“Pas konstatimeve për parregullsi nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), KQZ-ja ka vendosur që të bëhet rivotimi në disa komuna. Kjo tregon se sistemi për luftimin dhe korrigjimin e këtyre parregullsive po funksionon”, tja Feith.

Nën kornizën e ‘Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Kosovës 2010′ ekipet për vëzhgimin e zgjedhjeve do të sigurojnë mbulim të gjerë të vendvotimeve ku do të mbahet votimi. 

Leave a Reply

%d bloggers like this: