Home / Qeveritare / Koncensionet, Ruli: Deklaratat e Priftit papërgjegjshmëri

Koncensionet, Ruli: Deklaratat e Priftit papërgjegjshmëri

Genc Ruli, ministri aktual i Bujqësisë dhe ish-ministri i Ekonomisë ka sulmuar Dritan Priftin, gjithashtu ish ministër në këtë dikaster për akuzat e tij lidhur me koncensionin e minierës së Bulqizës. 

Ruli i ka konsideruar “papërgjegjshmëri politike” deklaratat e ish-ministrit Prifti dhe ka deklaruar se në kohën kur drejtonte Ministrinë e Ekonomisë, ai kishte si këshilltar për cështjet minerare Eduard Belegun, ish-administrator i kompanisë Darfo, që kishte e para koncensionin e minierës së Bulqizës

Ministri Ruli ka deklaruar se kompanisë që ka aktualisht koncensionin e Bulqizës “nuk i është bërë asnjë lehtësi, ashtu sic aludohet”. Sipas tij, ajo është gjobitur me një shumë prej 1.6 milionë dollarë, të cilët duhet ta arkëtojë Ministria e Ekonomisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.