Home / Rajoni / Mal i Zi, arrestohet kreu i komunës së Budvës

Mal i Zi, arrestohet kreu i komunës së Budvës

Policia malazeze ka arrestuar ditën e sotme kryetarin e komunës së Budvës, Rajko Kuljac dhe zëvendësin e tij, Dragan Marovic, nën akuzën e përfshirjes në krim të organizuar. 

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave përvec Kuljac dhe Marovic në pranga kanë përfunduar edhe disa persona të tjerë. 

Dragan Marovic, vëllai i zëvendëskryeministrit në ikje Svetozar Marovic, ishte bërë nënkryetar i komunës së fundmi, ndërkohë që më parë ai ka qenë sekretar për investimet. 

Presidenti malazez Filip Vujanovic dhe kryeministri në ikje Milo Gjukanovic nuk i kanë komentuar arrestimet, duke deklaruar se kjo është kompetencë e organeve shtetërore. 

Krimi i organizuar në Malin e Zi është një realitet, ashtu sikurse në vendet e tjera të Ballkanit, por ky vend konsiderohet edhe si vatra e pastrimit të parave nga organizatat kriminale ndërkombëtare. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.