Home / Rajoni / Rumani, tenton vetëvrasjen në Parlament

Rumani, tenton vetëvrasjen në Parlament

Një burrë 41-vjeçar ka tentuar të vrasë veten duke u hedhur nga një ballkon i Parlamentit rumun, në protestë për shkurtimet që i ka bërë qeveria e këtij vendi asistencave sociale.

“I keni hequr bukën fëmijës tim”, bërtiti burri para se të hidhej, sipas agjensisë ‘Agerpres’.

Sipas kësaj agjensie burri është një operator i televizionit publik.

Personi është shtruar në një spital në Bukuresht dhe nuk ka rrezik për jetën.

‘Agerpres’ sqaron se ky njeri ka një fëmijë që vuan nga autizmi dhe qeveria ka pezulluar asistencën sociale për këta persona me qëllim uljen e shpenzimeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.