Rajoni

Katër të vdekur pas rrëzimit të dy avionëve ushtarakë

Katër pilotë dhe bashkëpilotë humbën jetën pas rrëzimit të dy avionëve të tyre në rajonin Malatya në juglindje të Turqisë, njoftoi ushtria turke.

aksident-turqi1”Ushtria ka humbur çdo kontakt me dy avionët zbulues të tipit RF-4E të cilët u ngritën në orën 16:00 GMT nga baza ajrore ”Ana Jet” në qytetin Malatya në një fluturim të planifikuar për trajnim”, theksoi ushtria në një komunikatë të publikuar në faqen e saj të internetit.

Komunikimet me bazën janë ndërprerë në orën 17:05 GMT.

“Operacionet e kërkimit kanë nisur menjëherë. Pjesët e dy avionëve janë gjetur dhe pilotët kanë humbur jetën”, vijon komunikata.

Ushtria nënvizoi se bëhej fjalë për një aksident pa dhënë më shumë informacione rreth shkaqeve të këtij aksidenti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button