Home / Qeveritare / Berisha: Zgjedhjet e lira, kusht i ecjes drejt së ardhmes

Berisha: Zgjedhjet e lira, kusht i ecjes drejt së ardhmes

 Realizimi i zgjedhjeve lokale të lira dhe të ndershme është kushti i ecjes së vendit drejt së ardhmes. Kështu deklaroi kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në 20 vjetorin e krijimit të degës së PD në Durrës, duke garantuar se qeveria do të bëjë gjithcka që cdo qytetar të votojë i lirë dhe që cdo votë të numërohet me korrektësi. 
Ai shprehu bindjen në fitoren e se djathtës në këto zgjedhje 

“Zgjedhjet lokale po trokasin dhe qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Berisha, duke vlerësuar rëndësinë e respektimit, konsolidimit dhe zgjerimit të lirive të qytetarëve. 

Në mitingun e organizuar në pallatin e sportit të qytetit bregdetar morrën pjesë qindra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. 

Berisha tha se 20 vjet pas dhjetorit të vitit 1990 Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ecën e sigurtë drejt BE. “Ne aktualisht jemi 20 vite drite larg gjëndjes që kishte vendi 20 vjet më parë”, tha ai. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.