Home / Kronika / Gjykata e Lartë si magazinë dosjesh, mijëra çështje presin shqyrtimin

Gjykata e Lartë si magazinë dosjesh, mijëra çështje presin shqyrtimin

Në arkivën e Gjykatës së Lartë, dosjet prekin tavanin jo vetëm në mënyre figurative. Ato janë stivuar në dhoma të veçanta, në të cilat në një ambient të posaçëm mbahen çështjet civile administrative dhe në një dhomë tjetër janë renditur dosjet penale.

1425133830gjykatttAktualisht Gjykata e Lartë numëron mbi 11 mijë çështje të mbartura që prej vitit 2012.

Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Ida Vodica tregon se si janë ndarë dosjet dhe morinë e tyre nëpër arkiva.

Disa here kryetari i Gjykates se Larte, Xhezair Zaganjori ka ngritur shqetesimin e stokut te çeshtjeve qe presin per t’u gjykuar, jo vetem per shkak te fluksit te rekurseve duke qene se te gjithe i drejtohen Gykates se Larte, por edhe per shkak te problemit te transmetuar  ne vite.

Madje, Zaganjori sygjeron që të vendosen filtra të tillë, që jo për çdo çështje zgjidhja të gjendet me anë të rekursit.Problemi nisi ne 2008, atehere kur per kete Gjykate, u lane per nje kohe te gjate pese vende vakante, krize e cila nga tekat e politikes tashme u rendon qytetareve. Ne fakt me ndryshimet ligjore trupes prej 17 gjyqtareve duhet t’u shtohen edhe dy gjyqtare te tjere ne Gjykaten e Larte, për të cilën sërish kampet e politikes nuk kanë gjetur emrat që do të bihej dakort.

Por nga ana tjeter per te perballuar fluksin e rekurseve, pasi vetem per kete vit jane depozituar mbi njemije dosje te tjera jane shtuar gati 14 keshilltare qe asistojne gjyqtaret, qe thuhet se  zgjidhin mesatarisht 400 çështje në vit, e qe me nje perllogaritje te thjeshte parashikohet qe pritja e dosjeve te trashegohet edhe per te pakten tre vitet qe vijne.

Leave a Reply

%d bloggers like this: