Home / Sporti / Tifozi skocez mbështet Urugain, ‘çmend’ anglezët

Tifozi skocez mbështet Urugain, ‘çmend’ anglezët

skoceziGjatë ndeshjes të zhvilluar për Kupën e Botës, Anglia ka humbur dje përballë Uruguait me rezultatin 1 me 2. Po kjo humbje i ka mërzitur shumë tifozët anglezë, por ka gëzuar një tifoz skocez.

Ai është fotografuar i veshur me një kapelë prej stofi model skocez, me një paruke portokalli dhe në duar mban lart duke tundur flamurin e Urugait. Po ky gjest i personit, ka ndezur një debat në rrjetet sociale.

Ky veprim mendohet të jetë bërë për t’u hakmarrë ndaj Anglisë, pasi vitin e ardhshëm pritet që në Angli të zhvillohet një referendum për pavarësinë e Skocisë.

Personi që ka provokuar anglezët quhet Glaswegian Mark McConville dhe punon si menaxher. Por, ky person gjatë ndeshjes së Anglisë me Italinë, ka dalë përsëri  kundër luanëve.

%d bloggers like this: