Home / Sporti / Shaqiri shenon tre here per Zvicren dhe e kualifikon per me tej

Shaqiri shenon tre here per Zvicren dhe e kualifikon per me tej

shaqiriPërfaqësuesja e Zvicrës ka regjistruar fitore prej 3-0 përballë Hondurasit në ndeshjen e xhiros së tretë në kuadër të Grupit E duke siguruar kualifikimin në të tetën e finales.

Xherdan Shaqiri i heshti kritikët zviceranë duke u shndërruar në lojtarin kryesor të fraksionit të parë. Pas humbjes nga Franca, mediat zvicerane i kishin tallur futbollistët shqiptarë dhe sidomos mesfushorin e Bayern Munichut dhe ai reagoi në këtë mënyrë duke realizuar dy gola.

Goli i parë i 22-vjeçarit ishte ndër më të bukurit e këtij Botërori. Ai e mori një top nga Lichtsteiner nga e djathta, krijoi hapësirë dhe goditi me të majtën, ndërsa topi u ndal në rrjet (6’).

Shaqiri pranoi një top nga Drmic dhe shkoi drejt mesit të portës duke e lënë të pashpresë portierin Valladares me golin e tij të dytë (31’).

Hondurasi luajti më mirë në gjysmën e dytë dhe krijoi një mori rastesh, mirëpo nuk i shfrytëzoi në momentin final.

Dhe mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, kompletoi het-trikun në këtë mbrëmje fantastike në karrierën e tij (71’). Goli erdhi sërish pas asistimit të Josip Drmic.

Takimi tjetër i Grupit E, ndërmjet Ekuadori dhe Francës, është mbyllur pa gola.

Kështu, Les Bleus (me shtatë pikë) kualifikohen nga pozita e parë në grup dhe në të tetën e finales do të luajnë kundër Nigerisë, ndërsa Helvetikët vazhdojnë tutje nga vendi i dytë (me gjashtë pikë) dhe në fazën tjetër ndeshen me Argjentinën

%d bloggers like this: