Home / Kronika / Çështja “Doshi”, Paloka, Vasili dhe Spartak Braho sot në 18:00 në Prokurori

Çështja “Doshi”, Paloka, Vasili dhe Spartak Braho sot në 18:00 në Prokurori

Kryetari i grupit të PD-së Edi Paloka, kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili dhe kryetari i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho do t’i shtohen pasditen e sotme listës së politikanëve që kanë “zbarkuar” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dhënë deklarimet e tyre për çështjen “Doshi”.

gjykata-e-krimeve-te-renda_12Prokuroria vendosi të thërrasë Palokën për të dëshmuar lidhur me pretendimet e deputetit Doshi, për organizimin e një atentati ndaj tij, pas dëshmisë së ish-kryeministrit Berisha, i cili u tha prokurorëve se për këtë çështje ishte informuar nga Paloka 3 muaj më parë.

Ndërkohë, Petrit Vasili pritet të dëshmojë rreth deklaratave të tij, se deputeti Tom Doshi kishte njohje me gruan e Petrit Çinarit, pasi i kishte dhuruar kësaj të fundit një apartament 80 metra katrorë në muajin gusht të 2014-ës, pikërisht pak kohë para se të hidheshin akuzat për atentat. Vasili lajmëroi se do të ketë edhe fakte të tjera të rënda që do të publikohen në vijim. Petrit Çinari është akuzuar nga deputeti Tom Doshi, si personi që kishte marrë porosi nga babai i Ilir Metës për ta vrarë atë.

Ndërkaq Spartak Braho do të dëshmojë në lidhje me informacionet që bëri publike në media në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, kur deputeti Tom Doshi foli publikisht për atentatin që sipas tij kishte porositur kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.