Home / Kronika / Tom Doshi tek Krimet e Rënda përballet për herë të dytë me Mark Frrokun

Tom Doshi tek Krimet e Rënda përballet për herë të dytë me Mark Frrokun

Deputeti Tom Doshi është paraqitur sërish sot rreth orës 13:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa mësohet se ai do ketë një tjetër përballje me deputetin demokristian Mark Frroku.

doshi-frroku11-473x312Dje, ai akuzoi prokurorinë për hetim të njëanshëm, ndërsa më herët deputeti ka dorëzuar një kërkesë me shkrim për hetim ndërkombëtar të çështjes drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Mësohet gjithashtu se ka qenë prokuroria ajo që ka kërkuar këtë përballje të dytë, për kundërthënie të deklaratave të bëra nga Tom Doshi në datën 5 mars dhe në dëshminë e Mark Frrokut, më 6 mars.

Në përballje e parë më 9 Mars, të dy deputetët i mëshuan dëshmive të tyre të para. Tom Doshi pretendon se ka qenë pikërisht deputeti Mark Frroku, mik i tiji, ai që e ka njohur me Durim Bamin, “atentatorin” e penduar që i rrëfeu komplotin e vrasjes. Ndërkaq Frroku është shprehur i habitur, duke thënë se “Nuk e di pse Toma më përfshiu”.

Dje Tom Doshi akuzoi prokurorinë për hetim të njëanshëm, ndërsa më herët ka dorëzuar edhe një kërkesë me shkrim për hetim ndërkombëtar të çështjes drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.