Politika

Eurodeputetët: BE pritshmëri të larta për Shqipërinë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti të hënën Delegacionin e Parlamentit Evropian, anëtarë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

presidenti-nishani-delegacioni-sapcDuke siguruar se integrimi i vendit konsiderohet një proces që u përket në radhë të parë institucioneve dhe shoqërisë shqiptare, Kreu i Shtetit theksoi se ruajtja e fokusit dhe ndihmës së BE-së është kyçe për ecurinë e mëtejshme të procesit.

Në përgjigje të interesit të eurodeputetëve lidhur me situatën e përshkallëzuar politike në vend, Presidenti vuri në dukje se progresi i reformave është ngushtësisht i lidhur me klimën politike dhe shoqërore. Në këtë kontekst, ai u shpreh se do të qëndrojë fort në mbështetje të parimeve dhe standardeve evropiane për dekriminalizimin e politikës, administratës shtetërore dhe të gjitha niveleve të vendimmarrjes së jetës publike, për luftën e pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për avancimin e reformës në sistemin e drejtësisë, e cila ende nuk po njeh zhvillim me ritmet e duhura.

nishani 2

Duke iu referuar marrëveshjes politike të arritur mes forcave politike parlamentare me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Kukan dhe Fleckenstein, Presidenti Nishani siguroi anëtarët e delegacionit ndërparlamentar se do të vazhdojë të përdorë të gjithë autoritetin që buron nga Kushtetuta për të kërkuar zbatimin rigoroz dhe të paekuivok të Rezolutës së miratuar me konsensus në Parlamentin shqiptar.

Kryetarja e Delegacionit të eurodeputetëve vuri në dukje se BE ka pritshmëri shumë të larta për Shqipërinë, veçanërisht pas marrjes së statusit të vendit kandidat në BE, duke theksuar se në radhë të parë mbetet përgjegjësi e autoriteteve shqiptare për të përmbushur 5 prioritetet, si dhe për të zbatuar marrëveshjen që kanë arritur bashkarisht, e për të cilën është investuar edhe Parlamenti Evropian.

Ajo informoi se, dy delegacionet parlamentare do të diskutojnë këto ditë rreth zhvillimeve në vend, dhe se në fund do të dalin me një deklaratë dhe rekomandime të përbashkëta që do t’i përcillen institucioneve respektive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button