Kronika

Tom Doshi koke me koke me Mark Frrokun

Deputeti Tom Doshi dhe deputeti njëkohësisht edhe Kreu i Partisë Kristinan Demokratike Mark Frroku kanë zhvilluar një takim kokë më kokë së bashku ditën e sotme. Lajmi konfirmohet për A1 Report në një lidhje telefonike nga vetë Frroku i cili ka theksuar se me Doshin është takuar vetëm për çështje biznesi pa dhënë detaje të tjera.doshi-frroku11-473x312

Sakaq, burime konfidenciale për A1 Report bëjnë të ditur se dy deputetët Doshi dhe Frroku kanë qëndruar për rreth 20 minuta në një kafe ku kanë diskutuar kokë më kokë. Po të njëjtat burime saktësojnë se pas takimit mes tyre, Doshi është takuar me ish-deputetin e LSI Dritan Prifti.

Televizioni A1 Report sjell fotot ekskluzive të takimit ndërmjet Doshit dhe Priftit, menjëherë pasi ish-deputeti i PS u takua rreth 20 minuta me Frrokun.

Takimi mes tyre vjen në një kohë kur Frroku ka rrëzuar dy herë përballë Doshin në dëshmitë e dhëna prej tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me atentatin e mundshëm ndaj ish-deputetit të PS.

Pavarësisht se në dëshminë e tij ashtu edhe publikisht Doshi është shprehur se ka qenë Frroku ai i cili e ka takuar me atentatorin e mundshëm të tij Durim Bami, kreu i PKD i ka rrëzuar këto pretendime duke mohuar të ketë dijeni për këtë ngjarje

Doshi: Prokuroria të marrë videot e aeroportit të Hanoverit, unë i kam
Deputeti Tom Doshi në përfundim të takimit me Mark Frrokun dhe më pas me  ish-deputetin Dritan Prifti ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat ku ka kërkuar edhe një herë që Prokuroria të marrë pamjet e aeroportit të Hanoverit si provë në procesin e atentatit ndaj tij.

Në fjalën e tij ish-deputeti i PS tha se ai personalisht i zotëron videot e aeroportit, në të cilat ai pretendon se shfaqen Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho dhe Nard Koka më 6 Mars në Gjermani dhe se sipas tij kanë shkuar për të ndikuar në dëshminë e Fatjon Skënderit. Por sipas Doshit Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet t’i vlerësojë si pjesë e procesit të hetimit videot në fjalë.

“Hetimi le të vazhdojë për skenarin e vrasjes. Prokuroria duhet të marrë videon e aeroportit të Hanoverit sepse mund t’i shërbejnë procesit hetimor. Unë i kam por është me rëndësi që ato të merren dhe vlerësohen edhe nga Prokuroria.” u shpreh Doshi

Ditën e djeshme përmes një letre të dërguar Drejtorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda deputeti Tom Doshi shprehte edhe një herë kërkesën për hetues ndërkombëtar në procesin në fjalë. Gjithashtu Doshi shprehej se Kreu i komisionit të Sigurisë Spartak Braho dhe Nard Koka kanë udhetuar në datën 6 Mars per ne Hanover te Gjermanise për te takuar Fatjon Skenderin me qellime te qarta per te fshehur te verteten dhe shtremberuar drejtesinë. Sipas Doshit, Skënderi është ndërmjtësi për vrasjen e dy deputeteve te Kuvendit me urdhërues Ilir Metën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button