ParlamentarePolitika

Halimi: Largimi i Metës do sillte një hetim të pavarur e të paanshëm

‘Opozita dhe qytetarët kërkojnë largimin e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për ta lënë të lirë Prokurorinë të hetojë, pasi ai akuzohet drejtpërdrejtë se ka porositur vrasjen e dy deputetëve, njëri deri dje mik i ngushtë i kryeministrit, ndërsa tjetri deputet i Partisë Demokratike.

Nga-seanca-plenare-ne-Kuvend-Foto-Agim-Dobi-2 Vetëm largimi i Metës do të sillte një hetim të pavarur e të paanshëm dhe një parlament normal e paqe sociale”.
Kështu u shpreh sot në parlament, Eduard Halimi, nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në nisje të punimeve të seancës plenare, që po drejtohet nga nënkryetari Vangjel Dule.
Sipas Halimit, Meta duhet të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit që një javë më parë, ndërsa qindra e mijëra qytetarë protestuan kundër krimit, varfërisë e dhunës shtetërore.
“Ata kërkojnë largimin e kryetarit të Kuvendit, si një kusht për një hetim të besueshëm dhe paqe sociale në vend”, u shpreh Halimi.

Me pas, deputetet e opozites braktisen sallen e Kuvendit dhe iu bashkuan protestuesve, qe ndodhen para selise se parlamentit.

Seanca e sotme e Kuvendit ka në rend dite shqyrtimin e disa projektligjeve si, ai për “Për shfuqizimin e ligjit “Për përcaktimin e formës dhe formulës së privatizimit të INSIG”; pr/ligji “Për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, një shtesë në ligjin “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore tregtare”, etj.

Nderkohe, para pak momentesh ka perfunduar protesta e opozites para selise se Parlament

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button