Ekonomia

Reshjet e shiut pengojnë përkohësisht përpunimin e anijeve

Reshjet e paradites së sotme kanë penguar pjesërisht përpunimin e anijeve tregtare me mallra. Ndërkaq, dy tragetet e linjës Bari – Durrës kanë mbërritur sipas orarit të parashikuar.

Durres-mot-i-keq-Foto-Gezim-Kabashi-1Burimet e Dispeçerisë Portuale bëjnë me dije se në portin e Durrësit sot janë në proces përpunimi pesë anije me afro 22.600 ton mallra të ndryshme gjithsej. Në kushtet e reshjeve të shiut, dy nga anijet i kanë mbyllur hambarët, ndërsa vijon normalisht puna për përpunimin e tre anijeve të tjera.

Porti Durres Foto Gezim Kabashi (1)Burimet shtuan se katër skuadra ngarkim-shkarkimi dhe shtatë elektrovinxha po punojnë sot për përpunimin e anijeve në port. Anija Arel 1 ka filluar të ngarkohet dy ditë më parë në kalatën 10 me 9800 ton prokate për eksport. Çeliqet e prodhuara në Elbasan i drejtohen porteve të Turqisë.

Në kalatën 4 dhe 5 anijet Frojdi III, Mansur M dhe Necati Cavusoglu po shkarkojnë 2770 ton lidhje hekuri dhe llamarine si dhe 5000 ton skrap metalurgjie. 5001 ton grurë që ka mbërritur nga Rusia po shkarkohen nga anija Volga 4007, e cila është ankoruar në kalatën 1.

Sipas burimeve të Dispeçerisë, gjatë 24 orëve të ardhshme pritet të mbërrijnë anijet Ocean Joy me 827 ton makineri dhe Princess Maria, që pritet të ngarkohet me 5700 ton paleta çimentoje për eksport.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button