Home / Kronika / Kërkohet Tarzani në Shkodër

Kërkohet Tarzani në Shkodër

Tarzan quhet 26-vjeçari nga Shkodra i akuzuar për vrasjen e një dite më parë të Brahim Manit po në këtë qytet.
Policia tha se Tarzan Prroni është shpallur në kërkim, si i dyshuar për ekzekutimin e 50-vjeçarit Mani, në shenjë hakmarrjeje.

Babai i Tarzanit është vrarë në vitin 1999 si pasojë e një konflikti pronësie, nga babai i viktimës Mani.

Edhe pse ishte vetëm 11 vjeç në atë kohë, Tarzan Prroni ka marrë hak për gjakun tek djali i vrasësit të babait të tij.