Home / Bota / Amerika / Nju Jork, zjarri u merr jetën 7 fëmijëve në Bruklin

Nju Jork, zjarri u merr jetën 7 fëmijëve në Bruklin

Të paktën 7 fëmijë kanë gjetur vdekjen, mëngjesin e së shtunës, si pasojë e një zjarri që ra në një banesë të lagjes Bruklin, në Nju Jork. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale.

1426929129zjarri-brooklynZëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve, Jim Long, deklaroi se dy persona kanë mbetur gjithashtu të lënduar seriozisht nga zjarri.

Zëdhënësi tha se mes viktimave ka fëmijë të moshave nga 5 deri në 15 vjeç, të cilët besohet të jenë anëtarë të së njëjtës familje.

Zjarrfikësit morën një njoftim për rënien e zjarrit në një shtëpi private, pak pas mesnate. Mbi 100 zjarrfikës iu përgjigjën thirrjes dhe kanë arritur të vendosin flakët nën kontroll.

Për momentin shkaqet e rënies së zjarrit janë të panjohura, por Jim Long tha se rasti po ndiqet nga hetuesit e departamentit të zjarrfikësve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: