Home / Te ndryshme / Utah, atje ku kandidatët për ekzekutim, kanë një alternativë: pushkatimin!

Utah, atje ku kandidatët për ekzekutim, kanë një alternativë: pushkatimin!

“Duket e tmerrshme”, pohon guvernatori. Por dënimi me vdekje duhet kryer në këtë mënyrë nëse do mungojë injeksioni apo shiringat. Kështu ai nuk e di mirë as vetë, si të veprojë, sikurse edhe autoritetet në shumë shtete të tjera federale. utahUtah po ofrohet si i pari shtet në SHBA që propozon një “alternativë” mbi ekzekutimet makabre të të dënuarve me vdekje, vendime të cilat paradoksalisht mund të zbatohen vetëm në rastet ekstreme, pra atëherë kur ka mungesë injeksionesh ose shiringash.

Pra të dënuarit me vdekje që kanë kryer krime të rënda për këtë arsye mund të marrin një plumb në vend të injeksionit, e të vendosen para skuadrës së pushkatimit. Guvernatori Gary Herbert të hënën nënshkroi për këtë arsye një ligj që në rast ekstrem, lejon kryerjen e ekzekutimeve edhe në këtë mënyrë. Utah bëhet kësisoj i pari shtet që lejon aplikimin e kësaj mase.

“Na vjen keq, nëse dikush dikur, në një moment të jetës së vet ka kryer krimin e rëndë të vrasjes, duke merituar dënimin me vdekje. Dhe ne parapëlqejmë sërish metodën e injektimit të helmit, nëse një dënim i tillë do të duhej të kryhej”, tha zëdhënësi i Herbert, Marty Carpenter. “Megjithatë, është detyrim i ekzekutivit që të marrë për këtë vendimin e duhur, nëse një gjykatë ka konstatuar aktin e vrasjes dhe një gjyqtar ka urdhëruar ekzekutimin me vdekje të autorit”.

Pushkatimet – një formë më njerëzore ekzekutimesh?

Pohimi i masës së ekzekutimit në Utah është shumë domethënës pas zhgënjimeve që pësuan disa shtete federale në SHBA rreth disa ekzekutimeve të dështuara dhe mungesës së mjeteve, që duhen për të përmbushur ekzekutimin me shiringë e helm. Utah sikurse shtete të tjera federale ia nisi kërkimit të alternativave, pasi një ekzekutim me shiringë në Oklahoma gjatë vitit të shkuar dështoi të kryhej. Një tjetër në shtetin e Arizonës, zgjati rreth dy orë duke u kthyer në një agoni të tmerrshme për të dënuarin, duke shkaktuar gjithashtu dhe protesta nga familjarët dhe publiku.

Republikani Paul Ray, i cili foli i pari për ekzistencën e skuadrave të pushkatimit, i përshkroi pushkatimet si një formë më njerëzore ekzekutimi. “Ne do të donim më shumë një shiringë funksionale e vdekjeprurëse, në mënyrë që të procedonim me ekzekutimet. Por nëse nuk funksionon, tashmë duhet të kemi një plan rezervë”, tha Ray. Kundërshtarët e tij politikë thonë se edhe metoda në fjalë është barbare dhe e projekton imazhin publik të këtij shteti federal në një pozicion të errët.

Projektligji parashikon që më pas një trupë ekzekutimesh të hyjë në veprim, nëse rezulton se mjetet e injeksionit që duhen për ekzekutimin, të mos sigurohen 30 ditë para ekzekutimit. Deri në ekzekutimin e radhës, kjo çështje në Utah megjithatë mund të zgjaste edhe vite.

Ekzekutimi i fundit u krye në vitin 2010

Në shtetin konservator amerikan, që njihet për tradita të ethshme religjioze, të dënuarit me vdekje mund të zgjidhnin vetë deri në thuajse një dekadë më parë, nëse ata donin të vendoseshin para një skuadre pushkatimi. Por kjo e drejtë zgjedhjeje, në vitin 2004 u hoq me një amendament të posaçëm nga të zgjedhurit politikë të këtij shteti.

Sipas pikëpamjes së tyre, kjo masë zgjoi një reagim mediatik të fortë, e vëmendja e publikut papritur u përqendrua shumë më tepër tek autorët e vrasjeve sesa te viktimat e tyre, thuhej në vendimin e asaj kohe.

Utah është tashmë i vetmi shtet që në katër vitet e shkuara ka kryer një ekzekutim të tillë. Qëkurse Gjykata e Lartë e SHBA futi sërish në fuqi vendimin për ekzekutimet me vdekje në vitin 1976, në këtë shtet u ekzekutuan me pushkatim tre autorë vrasjesh, e ekzekutimi i fundit ka ndodhur në vitin 2010.

Në atë kohë, Ronnie Lee Gardner u ekzekutua me pushkatim nga një skuadër prej pesë nëpunësish policie, pasi u vërtetua se ai kishte vrarë një barist në një lokal. Gjatë përpjekjes për t’u arratisur të një të dënuari në sallën e gjyqit në vitin 1985, ai më vonë kishte qëlluar për vdekje edhe një avokat dhe një nëpunës gjyqësor, çka e rëndoi atë edhe më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.