Kronika

Shenasi Rama: Filloi larja e hesapeve mes parisë së Tiranës, këtë verë do hanë kokat

Sshenasihenasi Rama, profesor i politikës në Universitetin e Nju Jorkut dhe një nga themeluesit e PD-së, e ka konsideruar vrasjen e bankierit Artan Santo dje si fillimin e larjes së hesapeve ndërmjet banditëve që hiqen si biznesmenë dhe pari e Tiranës.

Tani po fillon larja reale e hesapeve midis banditeve që shiten si biznesmenë. Kjo do të jetë një verë e nxehtë, sepse do të hanë kokat e njëri tjetrit. Të gjithë ngushëllojëe, vrasësit e përdoruesit më shumë se të tjerët. Kjo është fytyra e vërtetë e parisë së Tiranës, nje oligarki kriminale, me mendësi katundare, që ka në krye delirantë e vegla të pastra të krimit.

Ja, e nisën njërin dje, sepse e kishin me marrëveshje të heshtur që të mos bëjnë sherr deri sa të marrin statusin. Tani do të nisin të lajnë hesapet…. nuk ka shumë pare, ka shumë oreks, ka shumë vrasës me pagesë, ka shumë frikë e më shumë krime që e bëjnë Makbethin të duket si fëmijë shkollë. Sa të fillojë se mandej nuk dihet se ku do të ndalojë…”,  shprehet ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button