Home / Te ndryshme / Asteroidi gjigand që mund të shfarosë jetën, të premten pranë përplasjes me Tokën

Asteroidi gjigand që mund të shfarosë jetën, të premten pranë përplasjes me Tokën

Një asteroid gjigand, 1.000 metra i gjerë, pritet të kalojë shumë pranë Tokës brenda disa ditësh, parashikon NASA.

AsteroidDisa ekspertë kanë parashikuar se objekti i quajtur ‘2014­YB35’ mund të prekë planetin tonë ditën e premte. Nuk është e pazakontë që meteorë të vegjël të kalojnë afër Tokës, megjithatë objekte të kësaj madhësie janë një dukuri shumë e rrallë dhe paraqesin një kërcënim shumë të vërtetë, tha një ekspert për “Express”, raporton “Mirror”. Çdo impakt i tij do të shkaktojë ndryshime shkatërruese në klimë, tërmete dhe tsunami. Bill Napier, profesor i astronomisë në Universitetin e Buckinghamshire, tha për “Express” se ekziston një “rrezik shumë real” që një kometë apo një asteroid i dëmshëm të godasë Tokën. Ai tha: “Të goditesh nga diçka si YB35…, paraqet një rrezik për vazhdimësinë e planetit”. Nëse asteroidi që po udhëton drejt Tokës, do ta godiste planetin tonë, shtëllunga mbetjesh do të hidheshin në atmosferë, do të ndryshonte klima dhe me planeti do të bëhej potencialisht i pabanueshëm. Ndikimet më të vogla të tij do të ishin të afta për të shkatërruar qytete.

Leave a Reply

Your email address will not be published.