Home / Kronika / Fiton Shqipëria, kuqezinjtë më pranë ëndrrës “Francë 2016”

Fiton Shqipëria, kuqezinjtë më pranë ëndrrës “Francë 2016”

Shqipëria ka fituar me rezultatin 2-1 përballjen me Ameninë në “Elbasan Arena” të vlefshme për eliminatoret e europianit “Francë 2016”.

Moment nga ndeshja Shqiperi - Armeni

Moment nga ndeshja Shqiperi – Armeni

Ndeshja e cila dhurojë mjaft emocione u vendos nga Gashi dhe Mavraj, të cilët në pjesën e dytë të lojës kthyen avantazhin e “miqve”. Ndeshja nisi keq për Shqiperine, të cilët pësuan gol që në minutën e tretë. Mikhtarjan, mesfushor i Borusia Dortmund “trullosi” mbrojtjen kuqezi dhe në tentative për të pasuar topin në qendër të zonës “përfitoi” nga një pasiguri e Mavrajt që në vend të largonte topin e përcolli në portën e mbrojtur nga Berisha.

SHQIPERI-ARMENI-Foto-Agim-Dobi-(5)Kuqezinjtë tentuan të reagonin. Ishte Ansi Agolli që me harkimet e tij nga e majta i dha mundësi, Xhakajt, Abrashit apo dhe Çikalleshit të rrezikonin seriozisht portën Armene. Kaq për pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të lojës, Kuqezinjtë barazuan rezultatin në minutën e 73’ përmes Mavrajt, që rregulloi dhe autogolin e pjesës së parë, teksa Gashi përfundoi përmbysjen e rezultatin. Tashmë Shqipëria është në kuotën e 7 pikëve, aq sa edhe Danimarka në krye të klasifikimit.  Në ndjekje të kuqezinjëve dhe danezëve është Portugalia me 6 pikë. Serbia dhe Armenia mbyllin klasifikimin me nga 1 pikë.

SHQIPERI-ARMENI-Foto-Agim-Dobi-(1)Kjo ndeshje, e fundit për fazën e parë të grupit I, është thelbësore për udhëtimin kuqezinjëve për kualifikimin e në Europianin e 2016-ës. Tekniku Gianni De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana kanë thënë njëherëazi se e rëndësishmja është fitorja. Veçori e kësaj sfide ka qenë fakti se 12 500 tifozët të pranishëm, në stadium kanë gjetur një suprizë të këndshme, kur në ulëset e tyre kanë gjetur një qeleshe, simbol i kombit tonë. Burime nga Federata Shqiptare e Futbolli kane bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat e disponueshme, ndërsa mësohet se në stadium janë dhe 150 tifozë “miq”. Dita e sotme në “Elbasan Arena” ka qenë mjaft e nxehtë, pasi ka pasë tifoz nga të gjitha trojet shqiptare në ballkan.

SHQIPERI-ARMENI-Foto-Agim-Dobi-(4)Shqipëri-Armeni 2-1
Minuta e 3′, Mavraj autogol

Minuta 77′, Mavraj

Minuta 83′ Gashi

Formacionet:
Shqipëria: Berisha, Agolli, Mavraj, Cana, Hysaj, Abrashi, Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi, Cikalleshi; Trajner Xhani De Biazi
Armenia: Berezovski, Hovhanisjan, Harojan, Arzumanjan, Voskanjan, Harpetjan, Jedigarjan, Pixeli, Ghazarjan, Mkhitarjan, Movsisjan; Trajner: Bernard Shaland
Gjyqtarë: David Borbalan (SPA) Arbitër anësorë: Raul Kabanjero (SPA) Roberto Diaz Perez (SPA) Arbitër i katërt: Horge Prieto (SPA) Arbitrat pas portave: Karlos Gomez (SPA) Pedro Montero

Rama: Faleminderit nga zemra kuqezinjve

Përgëzime dhe faleminderit nga zemra kuqezinjve! Respekt e mirënjohje shtetasit më të ri shqiptar, Konf.shtypi-Rama-5Gianni De Biasi:-) ‪#‎ForcaShqiperia‬“, ishte urimi i kryeministrit  Edi Rama,  ne Facebook, pas fitores  2-1 të kombëtares shqiptare me skuadrën e Armenise.

“Gooool! Fati është me kë kërkon me këmbëngulje! Kjo është Shqipëria që duam tani forca edhe një gol‪#‎FocaShqiperia”‬, kishte shkruar më herët shefi i qeverisë shqiptare.
Tirana del në rrugë , tifozët kremtojnë fitoren
Tirana ka dalë në rrugë të dielen në mbrëmje për të kremtuar fitoren  e merituar që Shqipëria arriti sot në  Elbasan kundër Armenisë, ndeshja e fundit për fazën e parë të grupit I, thelbësore për udhëtimin kuqezinjëve ne kualifikimin e në Europianin e 2016-ës.

Buri të pafund makinash, njerëz të veshur kuq e zi por edhe flamunj e fishekzjarre  kanë mbuluar bulevardin kryesor te kryeqytetit Dëshmorët e kombit.

“Ndihem krenar” për këtë fitore , tha një i ri, i cili e  ka ndjekur ndeshjen e dy kombëtareve në një  nga lokalet e kryeqytetit së bashku me miqte  e tij, të gjithë të veshur kuq e zi.

ATMOSFERAEntoni thotë se kishte patur shumë emocine në pjesën e parë, kur ndeshja kishte qene e dobet por si vëren ai , “tani ndihem më shumë se i lumtur” .

“Sot është dita jonë”, thotë  ai teksa shtrengon fort nje flamur kuq e zi.

Buri të pafund makinash, njerëz të vëshur kuq e zi,  por edhe flamunj e e fishekzjarre  kanë mbuluar kryeqytetin. Një pjesë të rrugëve të Tiranës, janë bllokuar dhe ndodhen nën mbikqyrjen e policisë, duke e patur nën kontroll situatën.

Grupet e të rinjve përqëndrimin më te madh e kane patur në Sheshin Nene Tereza, ku brohorimat  dhe entuziazmi i tyre kane vazhduar deri  vonë,

Prej disa ditësh jo vetëm në Tiranë , janë ndjerë ethet e kësaj ndeshje e cila ka vënë në lëvizje dhe  tregtarët e shumë cikërimave dhe sendeve që evidentionin simbolin tonë kombëtar  .
Por në rrugë për të kremtuar këtë fitore kanë dalë sot edhe qytetarë në qytete të tjera të vendit.

Gjithsesi kryeqëndra e fitores  dhe e festimeve në këtë të dielë me temperatura pranverore , e diela e fundit e muajit mars, ka qënë qyteti i Elbasanit, ku edhe pati fatin te luhet  kjo ndeshje qe forcon shume pozitat e kombetares tone.

De Biasi : Fitore e rendesishme

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Giovani De Biasi e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme fitoren e sotshme të Shqiperise 2-1 ndaj Armenisë në rrugën drejt kualifikimit për në kampionatin Europian “France 2016”.

Por De Biasi ka shtuar se shumë do te varet nga vendimi i Keshillit te Arbitrazhit Sportiv ne Lozane ne 17 prill. “ Nese Kas do te na jape tre piket do te mund te jemi me afer kampionatit europian”, eshte shprehur tekniku De Biasi.

De Biasi eshte shprehur se sot shume prej lojtareve nuk ishin ne formen e tyre me te mire, por ai ka vleresuar impenjimin e tyre. Trajneri ka veçuar lojen e Mergim Mavrajt, qe “megjithëse ka pasur dëmtime dhe probleme të tjera familjare këte javë serish zhvilloi nje ndeshje te madhe duke treguar se ka nje zemer te madhe”.

De Biasi e ka cilesuar ndeshjen e sotme si nje takim qe ia vlen ta luash, duke theksuar se ne ndeshje si keto ia qe lojtaret te japin maksimumin.

KONFERENCA-E-SHTYPIT-Foto-Agim-DobiAi tha se, “sot isha ne kishe  ,por dola shpejt se nuk më lanë kamerat. Patem shumë shtylla dhe dukej se ishim pa fat.Jam shume i lumtur nga kjo ndeshje.sigurisht Armenia nuk ka emrin e Francës dhe Italisë por lojtarët treguan se e donin fitoren”.

“Per ne ishte primare.fitorja por duhet te rikarikojme bateritë për ndeshjet e ardhshme”, tha De Biasi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: