Ekonomia

Meta: Partneriteti publik-privat, rruga e rritjes ekonomike

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh të hënën se, partneriteti publik-privat është rruga e rritjes ekonomike të vendit dhe punësimit.

Meta10I pranishëm bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti, në përurimin e një investimi të ri në sektorin e bujqësinë, në qytezën e Fushë -Krujës, 17 km larg kryeqytetit, Meta tha se, “kthehem këtu, brenda një harku kohor prej 4 muajsh, për të qënë dëshmitar i fuqisë reale dhe bashkëpunimit konkret të partneritetit publik dhe atij privat në fushën e bujqësisë, për mbjelljen me fidanë të çertifikuar dru frutorë të 5 hektarëve tokë”.

Qeveria dhe ministria e Bujqësisë do të rrisin mbështetjen dhe iniciativat e partneritetit publik-privat si alternativa, për ta kthyer ekonominë e vendit në ekonomi të prodhimit dhe integrimit evropian, që siç u shpreh Meta, fillon që nga këto fidanë të çertifikuar dhe të sigurt ,që garantojnë prodhim “Made in Albania” cilësor dhe të sigurt për eksport.

Duke garantuar mbështetjen e qeverisë dhe ministrisë së Bujqësisë për sipërmarrësit në sektorin e bujqësisë, Meta tha se, shumë shpejtë do të fillojmë ndërtimin e serave për prodhimin e perimeve. Investime këto, sipas tij, të mbështetura në standarde dhe teknologji të përparuara që krijojnë vende pune të reja.

Kryeparlamentari Meta u shpreh se, “nga ky investim që përurojmë janë punësuar 50 banorë të zonës. Investimet e reja në këtë zonë synojnë të rrisin në 200 numrin e të punësuarve në bujqësi”. Meta i bëri thirrje investitorëve të kthejnë sipërmarrjet në bujqësi si sektori që rrit punësimin, të ardhurat në familjet fermere dhe fitimet e tyre.

“Paketë, e cila u miratua dhe ka hyrë në fuqi për mbështetjen e bujqësisë duhet të gjej zbatim dhe të shfrytëzohet nga sipërmarrësit si, mundësia e zhvillimit të investimeve kreative në bujqësi dhe agrobiznes”.

Ndërsa Ministri Panariti u shpreh se, afrimi i sezonit të mbjelljeve në bujqësi do të shtojë investimet e reja në këtë sektor, rezultate të cilat do të ndihen në rritje të prodhimit vendas, punësimit, eksporteve dhe të ardhurave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button