Home / Ekonomia / Adresat mbajnë “peng” Postën, diskutohet projektligji i ri

Adresat mbajnë “peng” Postën, diskutohet projektligji i ri

Shërbimi postar në Shqipëri vuan mungesën e një sistemi të saktë të adresave pas zhvillimeve të mëdha demografike në zonat urbane dhe rurale të pas viteve ‘90.

Posta-ShqiptareGjatë raportimit të ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, mbi projektligjin e ri të shërbimit postar, deputetët kërkuan një afat sa i përket zgjidhjes së problemit të adresave, pa të cilin, siç shprehen ata, çdo ligj i miratuar nuk mund të përmirësojë shërbimin për qytetarët.

“Në qershor shpresojmë të mbarojë fotografimi ajror, pas kësaj krijohet sistemi i adresave elektronike dhe pas saj do të duhet që bashkitë e reja ta implementojnë në terren”, u shpreh Harito.

Ligji aktual daton që në vitin 1999, kur në treg operonte vetëm Posta Shqiptare, ndërsa sot operojnë edhe 11 operatorë të tjerë. Ligji i ri parashikon heqjen e konceptit të zonës së rezervuar për operatorin historik dhe të drejtave ekskluzive për të nxitur një treg konkurrues sipas direktivës së BE-së.

Leave a Reply

%d bloggers like this: