Kronika

Fier, shpërthejnë 2 puse nafte në Marinzë, evakuohen 50 familje. Prefekti: Situata emergjente, ka rrezik për zjarr

Një pus nafte i kompanisë ‘Bankers Petrolium’ ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në fshatin Marinzë të Fierit.

marinzgaziShpërthimi i gazit gjatë punimeve për shpimin e një pusi të ri në zonën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier krijoi panik te banorët e zonës.

Dy fontana gazi me një lartësi rreth 100 metra tmerruan banorët, të cilët janë larguar me shpejtësi nga shtëpitë e tyre. Shpërthimi i gazit ndodhi rreth orës 05.00, ndërsa në të gjithë zonën dhe rrugët e fshatit filluan të dalë ujë i përzier me argjil.

Në vendngjarje mbërritën uniformat blu, të cilët u përpoqën të bëjnë evakuimin e zonës si dhe mjete zjarrfikëse. Nga shpërthimi i pusit të naftës nuk ka asnjë person të lënduar.

Përfaqësuesit e kompanisë Bankers thonë se po hetojnë për shkaqet e këtij shpërthimi.

Me anë të një njoftimi për shtyp, kompania “Bankers Petroleum” bëri të ditur se bëhet fjalë për një “rrjedhje të pakontrolluar gazi natyror, kur po kryheshin operacione shpimi”.

“Gazi që ka rrjedhur është gaz i ëmbël dhe i padëmshëm”, saktëson njoftimi për shtyp.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button