Home / Rajoni / Sheshel refuzon t’i dorëzohet Hagës

Sheshel refuzon t’i dorëzohet Hagës

Lideri i radikalëve serbë, i akuzuar për krime lufte Vojislav Sheshel, ka thënë se nuk do t’i dorëzohet Tribunalit të Hagës, e as që do t’i dorëzojë çfarëdo raporti mjekësor, qoftë Hagës apo autoriteteve serbe.

sheshel-serbia-po-tregon-se-ka-hequr-dor-euml-nga-kosova_hdShesheli për gazetën “Politika” të Beogradit tha se ia ka ndaluar këshillit të mjekëve, që të dorëzojë çfarëdo dokumenti lidhur me shëndetin e tij, zyrtarëve të Hagës dhe pushtetarëve serbë.

Ai u shpreh se që kur është kthyer në Serbi po punon për rrënimin e regjimit të kryeministrit Aleksandar Vuçiç dhe se konsideron se nëse bie qeveria kjo nuk do ta destabilizojë vendin.

Kryeradikali serb, i cili para Gjykatës Ndërkombëtare përgjigjet për krime të rënda lufte në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë në vitet ‘ 90, vitin e kaluar për arsye shëndetësore u lejua nga paraburgimi në arrest shtëpie.

Për shkak të shkeljes së kushteve për të cilat u lejua për mjekim në Serbi, Tribunali këto ditë kërkoi që Shesheli të kthehet në qeli, ndërsa nëse këtë nuk e bën vetë, pret që autoritet serbe ta dorëzojnë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: