Home / Qeveritare / Nikolla: Qeveria kaloi ligjin e ri për Arsimin e Lartë

Nikolla: Qeveria kaloi ligjin e ri për Arsimin e Lartë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla në një konferencë për mediat njoftoi se, qeveria kaloi sot ligjin e ri për Arsimin e Lartë.

nikollasot1Pasi ka përshëndetur “punën e palodhur dhe profesionale të komisionit, që dakordësoi një dokument thelbësor”, ministrja Nikolla tha se ligji i ri për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor sjell një mori ndryshimesh.

“Ne nuk bëjmë kompromis me cilësinë dhe koha e universiteteve që bëjnë sikur japin mësim ka marrë fund”, tha ajo, duke shtuar se, ligji i ri ndryshon skemën e financimit. “Shteti do të jetë financues, por këto financa duhet të prodhojnë maksimumin e cilësisë”, theksoi Nikolla.

“Ky ligj  rrit ndjeshëm autonominë universitare. U japim universiteteve të drejtën për të promovuar vetë stafin akademik dhe vetë ligji modernizon qeverisjen e brendshme universitare”, deklaroi ministrja Nikolla.

Leave a Reply

%d bloggers like this: