Home / Kronika / Kronika e zeze / Elbasan, aksident me pasojë vdekjen e 19 -vjeçari

Elbasan, aksident me pasojë vdekjen e 19 -vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar një ditë më parë në fshatin Gjyralw të Elbasanit.

aksident-me-motor

Foto ilustruese

Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti tip  “Fiat” me targa AA 914 JB, që drejtohej nga Dritan Barolli, 34 vjeç, ka përplasur një motoçikletë tip “Honda” pa targa dhe që drejtohej nga  Xhenard Kanaçi.

Si pasojë e kësaj ka gjetur vdekjen Kanaçi, sepse kishte marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit.

Në vendin ngjarjes ka shkuar policia, e cila nisi hetimet për sqarimi e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Mësohet se drejtuesi i mjetit, Dritan Barolli është shoqëruar në  polici për tu marrë në pyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.