MaqedoniaRajoni

Bomba XVI: Vjedhjet e zgjedhjeve në Kumanovë

LSDM-ja opozitare ka zhvendosur sërish bombat në nivel lokal. Pas Strumicës dhe Komunës Qendër, social-demokratët publikuan sot telefonata që sipas tyre dëshmojnë parregullsitë në proceset zgjedhore në Kumanovë. Kryetari i komitetit komunal të LSDM-së në Kumanovë, Martin Kostovski, publikoi biseda telefonike ku ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska kërkon nga ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov t’i paguajë 75 mijë eurot e premtuara për partinë e ish deputetit serb Dragisha Miletiqit. Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinovski e njofton Jankullovskën se përveç 75 mijë eurove, ka paguar edhe 225 mijë euro të tjera, siç thotë ai, për bashkësitë më të vogla etnike. Jankullovska sërish flet me terma fyese për shqiptarët dhe romët, duke i quajtur “shiptari” dhe “cigani”.

LSDM-ja publikoi një audio-regjistrim të zv.kryeministrit Vlladimir Peshevski i cili kërkon nga Jankullovska t’i dërgojë në kontroll teknik rreth 50 vetura të LSDM-së në ditën e zgjedhjeve.

Social-demokratët akuzuan se edhe ish kryetari komunal nga radhët e tyre Viktor Cvetkovski ka punuar për VMRO DPMNE-në. Këtë e dëshmojnë me publikimin e një bisede telefonike mes Cvetkovskit dhe ministres së brendshme.

LSDM-ja paralajmëroi tubim dhe më pas marsh protestues gjatë mbrëmjes, për shkak të parregullsive zgjedhore dhe presioneve që u janë bërë qytetarëve të këtij qyteti vite me radhë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button