Home / Teknologji / 40-vjetori i Microsoft-it, Bill Gates u dërgon e-mail punonjësve

40-vjetori i Microsoft-it, Bill Gates u dërgon e-mail punonjësve

Microsoft-i feston 40-vjetorin e tij sot dhe bashkëthemeluesi i kësaj kompanie, Bill Gates, u ka dërguar të gjithë punonjësve (më shumë se 100 000 persona) një e-mail me titull “Përvjetori i 40 i Microsoft-it”.

1428132418microsoftDuke qenë një numër kaq i lartë punonjësish, sigurisht që njëri prej tyre do e postonte në një nga rrjetet e shumta sociale dhe këtë gjë e bëri pikërisht Darrell Prichard në Twitter.

Gates nis të flasë për të shkuarën, duke kujtuar se qëllimi i atëhershëm ishte që çdo zyrë dhe shtëpi të kishte një kompjuter, për të kaluar më pas tek e ardhmja, ku thekson se jemi afër momentit ku kompjuteri mund të shohë dhe të lëvizë, duke ndihmuar më tej njerëzit në punë të ndryshme.

Më tej, ai u drejtohet punonjësve duke u kërkuar që teknologjia të jetë e aksesueshme për të gjithë njerëzit në planet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: