Kronika

Arrestohet në Shqipëri i dyshuari i katërt për terrorizëm, Burim Ballazhi

arrestimeDerisa Ilir Berisha e të tjerët u arrestuan një ditë më parë në Kaçanik e Han të Elezit si të dyshuar për terrorizëm, i dyshuari i katërt që dje u shpall në kërkim, Burim Ballazhi, është arrestuar në territorin e Shqipërisë.
Ndërkaq, Policia e Kosovës nuk ka dhënë informata nëse Ballazhi do të ekstradohet në Kosovë apo jo, raporton KTV

Bashkëvendasit e Berishës kanë thënë se nuk besojnë që ai të jetë i tillë siç paraqitet në media, ndërsa thonë se nuk janë të pajtimit që të rinjtë të shkojnë në Siri për të luftuar.

Ndryshe, Gjykata në Prishtinë të premten ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim për Ilir Berishën, Jetmir Kyçykun dhe Sedat Topjanin. Ata dyshohet të jenë marrë me terrorizëm dhe të kenë qenë disa herë në Siri për të luftuar si pjesë e një organizate terroriste. Ata janë kthyer në Kosovë para disa javësh. Të tre i përkasin një grupi të luftëtarëve nga rajoni i Kaçanikut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button