Kronika

Policia e Tiranës: Ja lista me 15 personat më të kërkuar në kryeqytet

Policia e Tiranës ka shpallur këtë të mërkurë listën me 15 personat më të kërkuar prej saj, të cilët akuzohen për kryerjen e disa veprave të rënda penale.

interpol-tironaJa lista me 15 personat më të kërkuar nga Policia e Tiranës:

1.       Vladimir Ferit Gjuta, alias Elton Doçi, 35 vjeç, i kërkuar për vepra penale me qëllime terroriste;
2.       Baftjar Qemal Bruka, 24 vjeç, i kërkuar për vepra penale me qëllime terroriste;
3.       Ervin Osman Sinella, 32 vjeç, i dënuar me 16 vjet burg për vrasje me dashje;
4.       Fation Agim Muharremi, 29 vjeç, i dënuar me 11 vjet burg për vrasje me dashje;
5.       Kujtim Demir Demiri, 49 vjeç, i dënuar me 15 vjet burg për trafikim të të miturve;
6.       Lulzim Xhemal Marloka, 33 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me dashje;
7.       Anton Kolec Villa, 38 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje me dashje dhe vrasje të mbetur në tentativë;
8.       Arben (Artan) Ismail Muça, 45 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim;
9.     Avni Xhemal Majallari, 53 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në bashkëpunim;
10.   Ervin Dhimokrat Shahini (Shabani), 39 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me dhunë me    pasojë vdekjen;
11.   Fatmir Sadik Rama, 46 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen;
12.   Gentian Xheladin Tako, 38 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje me paramendim;
13.   Jashar Bajram Begani (Begami), 63 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje;
14.   Kujtim Riza Qordja, 38 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim;
15.   Lutfi Isa Hida, 50 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button