Home / Kronika / Lirohet Roland Mete, polici që vrau Artur Bazen

Lirohet Roland Mete, polici që vrau Artur Bazen

Prokuroria e Krimeve të Rënda pushoi hetimet ndaj efektivit të policisë, Roland Mete, i arrestuar në fillim të vitit pas shkëmbimit të zjarrit me Artur Bazen, i cili mbeti i vrarë në vend.

1428495872polici-mbulimProkuroria ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Roland Metes, i cili gjatë këtyre muajve është mbajtur nën kurim për shkak se mbeti i plagosur në vendngjarje natën e krimit.

Avokatët e efektivit të policisë thanë për Top Channel se prokurorët e kanë argumentuar pushimin e hetimeve me faktin se Mete është efektiv policie dhe është konstatuar nga verifikimi i provave se ai ka qëlluar në mbrojtje të jetës, pasi  është gjendur para një rreziku real të sulmit me armë zjarri nga personi që rezulton se i sulmoi, i ndjeri Artur Baze.

Viktima njihej ndryshe edhe me emrin Aranit Stereo. Efektivi i policisë, mbrëmjen e krimit ishte nën shoqërinë e Pajtim Serjanit, i cili deklarohet se ishte shënjestra e këtij sulmi, ndërsa personi që deshi ta vriste atë, por që mbeti vetë viktimë, u tha nga policia se ishte vrasës me pagesë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: