Home / Sporti / Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjitet në vendin e 57, fiton 18 pikë

Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjitet në vendin e 57, fiton 18 pikë

Fitorja me Armeninë, 2-1 në 29 mars në “Elbasan Arena”, ka ngjitur Kombëtaren shqiptare të futbollit me 4 pozicione në klasifikimin e FIFA-s për muajin prill. Kombëtarja tani është e 57-ta në botë në kuotën e 575 pikëve.

KombetarjaMe triumfin e arritur në ‘Elbasan Arena’ ekipi i drejtuar nga Gianni De Biasi ka marrë 18 pikë.

Nga kundërshtarët në Grupin I kualifikues të Euro 2016 më poshtë se Shqipëria është vetëm Armenia që ndodhet në vendin e 77-të. Pavarësisht disfatës ekipi armen është 2 shkallë më lart në renditje nga muaji mars.

Serbia është e 44-ta, duke 4 humbur vende. Portugalia dhe Danimarka kanë mbrojtur pozicionet e tyre. Ekipi portugez qëndon në 10 më të mirët duke u renditur i shtati, ndërsa ai danez është i 28-ti. Shqipëria rekordin e saj e ka në korrik të 2013 nën drejtimin e trajnerit aktual Gianni De Biasi, kur u klasifikua e 37-ta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: