Ekonomia

Moody: Mbështetje e pakushtëzuar për bankën Credins

 credins21Anëtari i Bordit Drejtues njëkohësisht përfaqësues i Aksionarëve mazhoritarë të huaj në Credins Bank, Clive Moody ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Artan Santos dhe ka vlerësuar punën e bërë nga ai, në arritjen e suksesit të Credins Bank, në tregun bankar të Shqipërisë.

Ne një deklaratë, Clive Moody ka theksuar se ndarja në brutale nga jeta e Artan Santos, është një humbje e madhe e një shqiptari të madh dhe e një njeriu të madh.

Ai si Drejtor i Përgjithshëm, aksionar minoritar dhe bashkëthemelues i Credins Bank, së bashku me dy drejtuesit e tjerë profesionistë Maltin Korkuti dhe Monika Milo, treguan atë rol të padiskutueshëm e të suksesshëm lidershipi dhe drejtimi, që i mundësoi bankës të renditet mes 4 bankave më të mëdha në Shqipëri, qysh prej krijimit të saj në vitin 2003.

Clive Moody ka deklaruar se Credins Bank, si organizatë e konsoliduar dhe profesionale, përcjell vazhdimësinë e përgjegjësive ndaj klientëve, punonjësve të bankës dhe aksionarëve. Credins Bank u themelua në një partneritet absolutisht të barabartë mes tij dhe dy bashkëpunëtorëve të tij  drejtues Maltin Korkuti dhe Monika Milo.

Në deklaratën e tij, Clive Moody thekson se suksesi i bankës ka qenë dhe vijon të jetë gjithmonë i ndërtuar jo mbi bazat e një individi të vetëm por mbi themelet e këtij partneriteti, e kësaj skuadre si një e tërë.

Sot banka ushtron aktivitetin e saj e drejtuar nga një skuadër manaxherësh me aftësi të thella dhe të gjera profesionale dhe vizionare për të vepruar me sukses në një mjedis konkurrues.

Deklarata e Clive Moody nënvizon se në skuadrën e Credins Bank, ka padiskutim talente ekselence me aftësitë e duhura për të ecur përpara drejt sfidave të reja, me pasionin dhe përkushtimin për të vazhduar dhe çuar përpara zhvillimin e mëtejshëm dhe të susksesshëm të bankës.

Moody ka shprehur sigurinë se, duke qenë njëkohësisht aksionar dhe anëtar i bordit drejtues, vijon të përcjellë vazhdimësinë e mbështetjes së pakushtëzuar ndaj bankës, drejtuesve e drejtimit të saj. Sot, kur Shqipëria ecën drejt progresit dhe familjes Europiane, biznesi dhe aktiviteti i bankës mbetet në themele të forta dhe të qëndrueshme.

“Ne do të vazhdojmë të rritemi dhe ta zhvillojmë Credins Bank me skuadrën drejtuese, e cila e ka manaxhuar dhe zhvilluar bankën deri tani, pasi jemi të bindur se jemi në pozita të forta për ta arritur këtë vazhdimësi drejt suksesit”, ka  përfunduar deklaratën e tij, anëtari i Bordit Drejtues, njëkohësisht Përfaqësues i Aksionarëve mazhoritarë të Huaj në Credins Bank, Clive Moody.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button