Home / Politika / Listat e kandidatëve- Rama takon Metën

Listat e kandidatëve- Rama takon Metën

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim paraditen e së mërkurës në kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentarin Ilir Meta, për të diskutuar rreth listës së kandidatëve në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Lista pritet të miratohet në tryezën e koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Ky takim vjen pas konsultimeve që kryeministri Rama zhvilloi me deputetë të qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës, nga ku më pas u shpallën edhe kandidiaturat për bashkitë respektive.

Një ditë më parë në selinë e kryeministrisë, Rama zhvilloi një takim me ministra dhe deputetë të PS-së, për të diskutuar rreth emrave që do të përfaqësojnë socialistët në garën e qershorit.

Kandidatura për Tiranën, si bashkia më e madhe e vendit dhe ku gara është më e fortë, ende nuk është përcaktuar, ndërsa prej ditësh përflitet se ajo do të vendoset mes ministrit Erjon Veliaj dhe deputetit Blendi Klosi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: