Home / Sporti / Kombëtarja, sot “beteja” në KAS për 3 pikët e Beogradit

Kombëtarja, sot “beteja” në KAS për 3 pikët e Beogradit

Pas palës serbe, sot është radha e përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe avokatëve të saj të bindin gjykatësit e KAS-it që t’i japin kombëtares sonë 3 pikët për dhunën në ndeshjen e 14 tetorit Serbi-Shqipëri.

1429254431balaj-fllaaaaSupersport ka publikuar axhendën e seancës dëgjimore të së premtes, ku dëshmia e parë do të jetë ajo e kapitenit Lorik Cana dhe më pas e trajnerit Gianni De Biasi. Burime të pakonfirmuara pohojnë për Top Channel se deklaratat e dy përfaqësuesve tanë do të fokusohen te dhuna e tifozerisë serbe dhe pamundësia për të vazhduar ndeshjen në një ambient që mund të përkeqësohej akoma më shumë.

Në seancën e sotme do të ketë dhe përfaqësues serbë të kryesuar nga sekretari i Federatës Serbe të Futbollit, Zoran Lakoviç, të cilët do të tentojnë të hedhin poshtë pretendimet e palës sonë.

Pasdreke do të jetë radha e ekspertëve ndërkombëtarë të thirrur nga Federata Shqiptare e Futbollit. I pari do të jetë profesor Sebastien Beson, i specializuar në çështjet e arbitrazhit dhe i dyti Prof. Dr. Alain Macaluso, një tjetër emër i madh i së drejtës ndërkombëtare.

Axhenda e Gjykatës së Arbtitrazhit Sportiv në Lozanë përcakton një seancë të gjatë që përfundon pas orës 18.00 dhe nuk pritet që vendimi të dalë që këtë të premte.

Leave a Reply

%d bloggers like this: